Nga Batha te Plaku, ja lista e merkatos së Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 16:35

Nga Batha te Plaku, ja lista e merkatos së Kukësit

Kukësi mbushi arkën pas shitjeve të Elis Bakajt dhe Sindrit Gurit. 810 mijë euro nga transferimi i dy sulmuesve nuk është pak për një klub shqiptar, teksa ofron garanci financiare për një tjetër sezon të suksesshëm. Drejtuesit kanë kohë që mendojnë për merkaton dhe Kupat e Europës.

kolici-hallaci-alla-batha-kukesi-partizani-470x313

“Panorama Sport” ka zbuluar prej ditësh edhe preferencat e klubit për afrimet. Për momentin mund të thuhet se më afër Kukësit është kapiteni i Partizanit, Idriz Batha, të cilit i është bërë një superofertë.

mziu plaku

Nga ana tjetër, një tjetër emër që pritet të firmosë është mbrojtësi kosovar, Armend Thaçi. Vijojnë bisedimet edhe me sulmuesin Sebino Plaku, i cili pëlqehet nga Pakult. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mesfushorin Lorenc Trashi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"