Nga Bardhi te Alioski, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut/ Dy prej tyre kanë luajtur në… Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 20:50

Nga Bardhi te Alioski, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut/ Dy prej tyre kanë luajtur në… Superiore

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e muajit qershor ndaj Ukrainës dhe Anglisës. 

 Shqiptaret

Ndeshjet janë të vlefshme për eliminatoret e “Euro 2024” dhe në listën e trajnerit Milevski janë tetë futbollistë shqiptarë, teksa dy prej tyre në të kaluarën kanë qenë pjesë e Kategorisë Superiore në futbollin shqiptar.  

Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Egzon Bejtullai, Enis Bardhi, Arijan Ademi, Agon Elezi, Sefer Emini dhe Valon Ethemi janë futbollistët shqiptarë që janë ftuar te luajnë për Maqedoninë. Ndërkohë që Valon Ethemi i Kukësit dhe Agon Elezi i Skënderbeut janë dy ishët e Superiores që kërkojnë të lenë gjurmë me përfaqësuesen maqedonase.  

Maqedonia e Veriut në këto eliminatore është pjesë e grupit C, së bashku me Anglinë, Italinë, Ukrainën dhe Maltën, ku nga dy ndeshje të zhvilluara deri më tani ka grumbulluar tre pikë. 

999

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"