Nga Bahamasi në Letoni, Tirana një “duzinë” me futbollistë të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2017 | 17:26

Nga Bahamasi në Letoni, Tirana një “duzinë” me futbollistë të huaj

Tirana ka qenë gjith një një “bastion” për të huajt. Të shumtë janë ata që kanë shkelur në kryeqytet, ndërsa shpërndarja gjeografike është e larmishme. Nga Bahamasi, Bahreini, Letonia, Brazili dhe jo vetëm, vijnë futbollistët që kanë prekur në kampin bardheblu, ndërsa vitet e fundit tregu është përqendruar në Afrikën e largët. Shpeshherë e kanë “zhytur” klubin financiarisht, por ka ndodhur edhe që t’i mbushin arkat.

Tirana

Pas një hulumtimi të bërë nga “Panorama Sport” në dekadën e fundit, rezulton se zyrtarisht janë bërë 47 futbollistë ekstrakomunitarë. Ajo që bie në sy, është fakti që në 10-vjeçarin e fundit pjesë e organikës së 24 herë kampionëve të vendit ka qenë vetëm një portier. Ishte sezoni 2009- 2010, kur maqedonasi Pece Korunovski mbronte ngjyrat bardheblu, por duhet thënë se ai është aktivizuar vetëm për 7 ndeshje, pasi portier i parë mbetej Blendi Nallbani.

tirana

ZHGËNJIMI DHE DËNIMI

Shumë janë larguar pa lënë “gjurmë”, siç ishte rasti i Mahmud Al Ajmi. Dhe jo se nuk kishte cilësi, përkundrazi. Mesfushori nga Bahreini priste që në Shqipëri të gjente Europën, ndaj edhe u largua sa hap e mbyll sytë. Kishte nga ata që erdhën vetëm për të marrë rrogën, pasi kurrë nuk e bënë diferencën.

97400523

Jo të pakta janë rastet kur Tirana është detyruar që të shkojë në FIFA apo UEFA për shkak të padive. Shifra marramendëse për të shlyer, por edhe penalitete. Kështu ndodhi me Martin Kavdanskin, i cili dogji merkaton e janarit të 2017-ës për 5 mijë euro, parà që në fakt drejtuesit i paguan, por me vonesë.

SHKËLQIMI DHE PËRFITIMET

Shumë prej të huajve janë shqiptarizuar. Dhe në këtë listë mund të veçojmë Ivan Gvozdenoviçin, që ka hyrë në vitin e 7-të në Shqipëri. Dhe, pasi mbylli futbollin, tashmë i është futur botës së trajningut, ndërsa aktualisht është ndihmëstrajner te Kukësi. Por jo vetëm, pasi më herët pat ardhur Abraham Aleçunu, i cili vazhdon të luajë në Superiore.

Abraham

Një lojtar që “shkëlqeu” ishte Pero Pejiç, i cili nuk luajti vetëm për Tiranën dhe aktualisht rezulton si shënuesi më i mirë në radhët e të huajve.

Pejic Tirana

Mund të evidentohet Selemani Ndikumana, i cili në 45 ndeshje si bardheblu bëri 12 gola, ndërsa Gilberto Fortunato mbahet mend vetëm për golin në derbi, i cili është i fundit i fituar. Risia më e madhe ndodhi këtë verë.

Lojtaret e Huaj Tirana

Për të parën herë klubi përfitonte nga shitjet. Transferimet e Ruben Akua dhe Merveil Ndokyt bënë që në arkën e kryeqytetasve të shtohen plot 650 mijë euro.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"