Pse iu mohuan Tiranës dy penallti në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2020 | 19:25

Pse iu mohuan Tiranës dy penallti në derbi

Nga ARSEN HOXHA

arsen hoxha

Pjesa dërrmuese e opinionistëve të ftuar në studio ishin të mendimit se, pengimi brenda zonës së penalltisë, që iu bë lojtarit të Tiranës me nr.20, duhej ndëshkuar me penallti. Por, çuditërisht, moviolisti në “Procesin Sportiv” e pati të vështirë që ta pranonte këtë fakt. Tha se u konsultua edhe me katër arbitra të huaj dhe konkluduan se nuk kishin të bënin me penallti. Ajo që mua më tërhoqi vëmendjen është se ky justifikim i përsëritur ka të ngjarë që të marrë të drejtën e qytetarisë dhe këto interpretime të gabuara të rregullave të lojës, të influencojnë në formimin profesional, jo vetëm te personat që nuk kanë njohje të mirë, por edhe te vetë arbitrat, futbollistët dhe drejtuesit e tyre.

Një moviolist i përgatitur dhe interpretues i mirë i rregullave, këtë mund edhe ta praktikojë, në rastet e rralla kur është i dyshimtë. Kjo është një çështje personale, por ai kurrë nuk duhet të deklarojë në studio se mendimi i tij është produkt i konsultimit edhe me disa arbitra ndërkombëtarë të shteteve të tjera. Deklarime të tilla shpesh konsiderohen si një lloj imponimi, që u bëhet mendimeve ndryshe. Në një farë kuptimi, bëhemi një kopje e shëmtuar e politikanëve tanë, që nuk dinë të bëjnë mirë punën e tyre apo që nuk gjejnë gjuhë të përbashkët me njëri-tjetrin dhe për pasojë edhe për çështje ordinere marrin mendime nga USA, Komisioni Europian, OSBE, Komisioni i Venecias etj.

foto A1

Foto A1

fotoA2

Foto A2

Po është në të vërtetë kaq i vështirë interpretimi i penalltisë së padhënë në favor të Tiranës, ku mbrojtësi i Partizanit pengon lojtarin me nr.20 të saj? Aspak. Është i thjeshtë, madje fare i thjeshtë. Nëse shohim fotot e mëposhtme, që janë marrë nga dy pozicione (a dhe b), duket qartë se lojtari sulmues është në një pozicion statik dhe përpiqet të driblojë mbrojtësin që ka përballë.

Foto A3

Foto A3

Në këtë kontekst shohim se një mbrojtës tjetër vjen nga distanca (foto a1 dhe b1) dhe me vrull shkon në drejtim të lojtarit sulmues (foto a2 dhe b2). Në foton (a3 dhe b3) shohim se ai përplaset fizikisht me lojtarin sulmues, duke i penguar atij rrugën për të avancuar në drejtim të topit, që lëshoi në krahun e djathtë të tij.

Foto B1

Foto B1

Foto B2

Foto B2

Po të shihni me vëmendje, pozicioni i sulmuesit, për fraksion sekondash ka qenë statik. Kjo duket mirë edhe nëse si pikë referimi marrim distancën e tij nga mbrojtësi tjetër, apo edhe barin e ngritur përpjetë të fushës, në vendin ku ai shkeli. Rast që nuk ka nevojë për shumë interpretime, është goditje e gabuar, natyrisht e paparamenduar e portierit Hoxha të Tiranës.

Foto C

Foto C

Në foton (C) duket qartë se, këmba e lojtarit sulmues të Tiranës, është spostuar djathtas si pasojë e goditjes së portierit. Arbitri, Xhaja, ka treguar edhe herë të tjera se ai është i guximshëm të marrë vendime të rëndësishme, por mosdhënia e këtyre dy penalltive, duhet të zgjojë nga gjumi edhe arbitrat e tjerë. Ndërkohë, edhe asistentja që ndodhej në një pozicion shumë të mirë, duhet ta kishte dalluar e sinjalizuar arbitrin për të akorduar këtë penallti (foto d).

Foto D

Foto D

Ajo duhet ta mirëpresë këtë kritikë dhe të kuptojë se krahas përparimit të saj të lavdërueshëm, do të ndeshet edhe me kritika të cilat në profesionin e arbitrit janë në raport të drejtë me përparimin. Sa më lart të shkojë një arbitër, aq më shumë bëhet objekt kritikash.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"