Nga Armenia në Gjibraltar, të vegjlit pushtojnë grupet në turnetë e UEFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2021 | 23:22

Nga Armenia në Gjibraltar, të vegjlit pushtojnë grupet në turnetë e UEFA-s

Turnetë e UEFA-s në këtë edicion, do të kenë si portagoniste disa skuadra të njohura por edhe emra të vendeve të cilësuara të vogla që shkojnë rrallëherë në grupet e aktiviteteve ndërkombëtare, apo janë edhe debutuese në to.

asdasdasddddddd

Shembulli më i mirë është ai i Sherif Tiraspolit, që nisi rrugëtimin e tij në Ligën e Kampioneve me Teutën e tashmë do të përballet me Real Madrid dhe Interin në fazën në grupe të turneut, që sheh moldavët si pjesëmarrës për herë të parë.

Supriza më të shumta kishte në Ligën e Konferencës me ekipe që pakkush mendonte se mund të arrinin deri në grupet e këtij aktiviteti. Linkoln Red Imps i Gjibraltarit tregoi se si një ekip i një vendi me futboll amator, mund të bëjnë gjëra të mëdha dhe sot siguroi një pjesëmarrje historike në grupe pasi mundi Riga.

Edhe Alashkert e Armenisë është një surprizë, edhe pse siguroi grupet duke u munduar në play-off të Ligës së Europës përballë Rejnxhërs. Skuadra armene u mund me shifrat 1-0 në Skoci e sot në fushën e vet arrit të merrte një barazim shumë të mirë 0-0 ndaj ekipit të drejtuar nga Stiven Xherard.

Ju kujtohet Shemrok Rovers që eliminoi Teutën? Sot i dha lamtumirën Ligës së Konferencës, pasi u mposht në play-off nga estonezët e Flora Talin. Një arritje e jashtëzakonshme për këtë të fundit, për mënyrën se si u arrit, pasi luan me një ekip të përbërë tërësisht nga futbollistë vendas. Një shembull perfekt për të treguar se mund të bëhen gjëra të mëdha edhe nëse besohet te talenti vendas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"