Nga Apolonia në Bundesligë, Klajda Guci transferohet në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2019 | 20:46

Nga Apolonia në Bundesligë, Klajda Guci transferohet në Gjermani

Volejbollistja Klajda Guci e ekipit Kombëtar, e cila luan në pozicionin 4, si shutere anësore, ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me skuadrën gjermane “Nawaro Straubing”, ekip i cili luan në “Deutsche Volleyball-Bundesliga”.

Klajda Guci

Mbas një karriere të suksesshme me Apoloninë, Klajda këtë vit debutoi edhe në ekipin Kombëtar. Paraqitjet e saj tërhoqën vëmendje edhe në kampionatin shqiptar, ku për Gucin ishte interesuar gjithashtu edhe skuadra kampione e Partizanit.

Guci2

Klajda është vetëm 18 vjeçe, është gjithashtu lojtare e ekipeve tona Kombëtare të moshave prej 3 vitesh. Tashmë ajo do nisë një etapë të rëndësishme në karrierën e saj në sportin e rrjetës. Në shtator pritet edhe debutimi i saj me këtë ekip, i cili bën pjesë në një kampionat të rëndësishëm siç është Bundesliga e Volejbollit për femra në Gjermani.

O.Llambro – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"