Nga Alkantara te Milito, ja vëllezërit që kanë Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2020 | 12:24

Nga Alkantara te Milito, ja vëllezërit që kanë Champions

Nuk ka gjë më të bukur për prindërit kur shohin që djali i tyre triumfon, por kur triumfojnë 2 vëllezër, kjo është akoma më emocionuese. Nga finalja e Lisbonës, janë 6 familje që e kanë përjetuar këtë emocion, pasi vëllezërit Hernandez janë të fundit që i shtohen kësaj liste.
lucas-hernandez-theo-hernandez-bayern-munich-ac-milan_1ocv6vgmrg2lr13zepfwx0yyqd
Teo e ka fituar Champions-in me Realin e Madridit, ndërsa Lukas triumfoi me Bajernin. Familja Alkantara ka qenë gjithmonë e lidhur me futbollin sepse babai Mazinjo ka qenë kampion bote me Brazilin. Por, Champions-in ai nuk e fitoi dhe ëndrrën ia bënë realitet dy djemtë, Rafinja dhe Tiago.
RAFINJA
Tiago e ka fituar në dy raste, një me Barcelonën në vitin 2010-2011 dhe me Bajernin, ndërsa Rafinja me Barcelonën në vitin 2015.
milito-1200x630
Dy vëllezërit e ndryshëm Milito. Njëri sulmues dhe tjetri mbrojtës. Njëri i Indipendientes, tjetri i Rasingut. Por të dy kanë fituar Champions-in. Gabriel me Barcelonën, ndërsa një vit më vonë Diego Milito u bë heroi i Interit.
2052e0fcd53924a3f5cfcc8ed229ba56
Edhe vëllezërit Laudrup kanë triumfuar të dy në Europë. Majkëll ishte pjesë e ekipit të ëndrrave të Krojfit, ndërsa vëllai i tij Brajan fitoi me Milanin.
ab2ed6df9a24f76486feb33f5caebd5b
Edhe vëllezërit De Bur kanë pasur të njëjtën histori, Frank dhe Ronald luajtën të dy si te Ajaksi edhe te Barcelona dhe e ngritën trofeun në të njëjtën skuadër, me Ajaksin e Van Galit.
phil-neville-gary-neville
Bashkë më vëllezërit De Bur edhe ata Nevill e kanë fituar Champions-in me një skuadër. Geri dhe Fill Nevill triumfuan kundër Bajernit në vitin 1998-1999.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"