Nga administrata te moshat, ndryshime drastike te Tomori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2019 | 17:07

Nga administrata te moshat, ndryshime drastike te Tomori

Tomori ka bërë një analizë të hollësishme të sezonit të fundit. Fundi dramatik ka sjellë ndryshime të mëdha në stafin e klubit. Gjatë mesditës së djeshme, klubi beratas ka ndryshuar të gjithë sistemin e trajningut, duke nisur që nga moshat e deri tek ekipi i parë.

Tomori

Mirëpo, risi ka qenë formimi i grupimit U-15 të beratasve, një ekip zinxhir i shtuar në organikën e këtij klubi dhe që do të debutojë këtë sezon në kampionatin e moshave. Ndryshime kanë ndodhur edhe në stafin e skuadrës së parë. Pasi zyrtarizuan disa ditë më parë administratorin Ismet Ajazi, dje ka qenë radha e drejtorit teknik, Avenir Bejo, si edhe e zv.trajnerit Madrit Muxhaj.

Mbetet ende në mëdyshje se kush do të marrë drejtimin e beratasve, të cilët prej ditësh kanë hyrë në negociata me disa emra të njohur, por që për momentin nuk kanë dashur t’i bëjnë publik. Gjatë këtij muaji pritet të ketë shumë të reja sa i për këtë organizimit për sezonin e ri, teksa objektivi do të jetë pa dyshim ngjitja në Kategorinë e Parë. MOSHAT – Drejtimi i 15-vjeçarëve të Tomorit i është besuar Bledar Fatisë, i cili ka kontribuar jashtëzakonisht në ekipet zinxhir të këtij klubi. Në krye të 17-vjeçarëve u zgjodh Klodian Arbri. Sakaq, drejtimi i 19-vjeçarëve i është besuar sërish trajnerit Iken Droboniku, që prej 3 sezonesh kontribuon për moshat.

Eris Sylyku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"