Nga 5 maji 2002 te Champions-i, Lacio-Inter është çmenduri e vrer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2018 | 11:04

Nga 5 maji 2002 te Champions-i, Lacio-Inter është çmenduri e vrer

Lacio-Inter nuk do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat sepse mes tyre ka pasur gjithmonë rivalitet, por edhe favore, ndonëse këtë herë situata është e ndezur dhe në lojë janë jo vetëm nerva, por edhe jo pak, por të paktën 30 milionë euro që fal një kualifikim në Ligën e Kampioneve.

Lazio-Inter_4-2

Dueli i të dielës së ardhshme do të jetë një betejë e ndezur gjithashtu edhe nga fakti që De Vraj është transferuar në radhët e milanezëve, por për holandezin është në dorë të trajnerit Inzagi që të luajë ose jo, ndonëse kryeqytetasit kanë në favorin e tyre vetëm faktin që të mos humbin dhe do të jenë në Europën e “madhe”.

Dueli Lacio-Inter kulminon në vitin 1998, me finalen e Kupës UEFA mes të dyjave që zikaltrit e fitojnë bindshëm 3-0 (gola të Ronaldos, Zamoranos e Zanetit). Gjithsesi, hakmarrja e të kaltërve do të vijë më 5 maj 2002.

5_maggio_2002_lazio_inter_ansa_199525377

Edhe pse për shumë kjo është data e “falënderimeve” për juventinët, në të vërtetë Lacio shkroi një nga ditët më të errëta të historisë zikaltër, duke qenë se atë me fitoren 4-2 jo vetëm i mohoi titullin kampion Interit, duke ia dhuruar atë Juventusit, por në të njëjtën kohë bëri të qajë Ronaldon, aq sa detyroi edhe largimin e tij nga milanezët, në drejtim të Realit të Madridit.

Gjithsesi, nëse në 2002-shin ia mohoi, në vitin 2010 Lacio ia dhuroi Interit titullin kampion, duke qenë se, duke i mposhtur zikaltrit, kampionati mund t’u shkonte “kushërinjve” të urryer verdhekuq dhe në “Olimpiko” Interi i “Tripletës” mori një nga fitoret me të lehta të mundshme (0-2), një 90-minutësh i toleruar, por që nuk u gjykua asnjëherë si i tillë.

Lacio-Inter

Vetë banderola e ultrasve të kaltër, “Oh Noooo” nënkupton faktin, duke qenë se u bënë presion edhe futbollistëve të tyre. Gjithsesi, të dielën do të jetë një ndeshje e vërtetë, e zjarrtë, e ashpër, sepse në lojë janë shumë, një tjetër akt i bukur që do të dhurojë sivjet ky sezon i luftuar i Serisë A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"