Nga 300 deri në 2000 lekë, Skënderbeu nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Jang Bojz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 20:39

Nga 300 deri në 2000 lekë, Skënderbeu nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Jang Bojz

Klubi i Skënderbeut, krahas biletave të ndeshjes ndaj Partizanit, ka nxjerrë sot në shitje edhe biletat për ndeshjen e së enjtes në Ligën e Europës kundër Jang Bojzit, takim që do të luhet në “Elbasan Arena”.

21617738_1471907396180310_6461312639103824592_n

Shitja sot ka filluar online përmes faqes së internetit të FSHF-së, ndërsa nesër do të fillojë edhe në pikat e shitjes në terren. Klubi korçar ka vendosur të mbajë çmime normale të biletave, njësoj si në ndeshjet kualifikuese, edhe pse tashmë luan në fazën e grupeve. Në këtë mënyrë pritet që mbështetja e tifozëve të jetë në numër të madh.

Çmimet e biletave

Tribunat A1, A4, B1, B2, B4, B5 – 2000 Lekë

Tribunat D, E, F – 500 lekë

Tribunat C1, C3, G1 – 300 lekë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"