Nga 20 deri në 60 euro, Federata Spanjolle bën publike çmimet e biletave për ndeshjen me Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 11:21

Nga 20 deri në 60 euro, Federata Spanjolle bën publike çmimet e biletave për ndeshjen me Shqipërinë

Shqipëria do të luajë në 6 tetor në stadiumin “Ruci Perez Stadium” ndeshjen e luksit ndaj Spanjës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018.

Spanje-Shqiperi

Ditën e djeshme, Federta Spanjolle e Futbollit ka bërë publike edhe çmimet e biletave për këtë sfidë, të cilat do të dalin në shitje në datën 21 shtator.

Biletat

Çmimet janë relativisht të kënaqshme dhe ka dy lloje kategorish biletash. Ajo më e lira kushton 20 euro ndërsa në tribunën qendrore biletat shkojnë 60 euro.

Në këtë sfidë pritet të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh shqiptarë të cilët do të udhëtojnë për të përkrahur kombëtaren shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"