Nga 2.1 golat e vitit 2017 kanë rënë në 1.2 për ndeshje/ Pas Higuainit humbën gjysmën e shënimeve, Juventus zgjohu! (TABELA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 10:45

Nga 2.1 golat e vitit 2017 kanë rënë në 1.2 për ndeshje/ Pas Higuainit humbën gjysmën e shënimeve, Juventus zgjohu! (TABELA)

Mjaftoi një foto e Gonzalo Higuainit përkrah Paulo Dibalës për të risjellë kujtimet e bukura në radhët e Juventusit, pasi Argjentina kishte zgjedhur Majemin për t’u stërvitur, përpara miqësores së fituar 3-0 kundër Xhamajkës.

hi

Po, pikërisht dyshja “HD”, e cila deri në vitin 2019- 2020 i dhuronte vetëm trofe dhe mbi të gjitha shumë gola “Zonjës së Vjetër”.

Por tani njëri (Higuain) ka përfunduar tek Inter Majemi i Dejvid Bekhamit dhe tjetri (Dibala) te Roma e Zhoze Murinjos.

Prandaj mjafton kaq për të hapur librin e shënimeve dhe për të bërë një krahasim të vogël se si ka ndryshuar Juventusi nga periudha e artë, aventura e parë e Masimiliano Alegrit në Torino, deri në rikthimin e tij.

Dhe pavarësisht se që nga ndarja e Higuainit e Dibalës në mes kanë kaluar si Kristiano Ronaldo ashtu sikurse Dushan Vlahoviç, fatkeqësisht dhe në mënyrë të pashpjegueshme, shifrat realizuese kanë ardhur në rënie të frikshme.

Më në detaje… Në sezonin 2016-2017, pas 57 ndeshjeve të luajtura, Juventusi kishte grumbulluar 112 gola, ose e thënë ndryshe kishte një mesatare prej 1.97 golash për ndeshje.

Në sezonin 2017- 2018 numri ishte edhe më i madh, 2.1 gola për ndeshje pas 54 takimesh. Viti futbollistik pasardhës (2018-2019) përkoi me transferimin e Kristiano Ronaldos në Torino dhe huazimin e Gonzalo Higuainit te Milani, por viti i fundit i Alegrit në Torino, pavarësisht titullit, la shumë për të dëshiruar nga ana realizuese, me vetëm 87 gola.

Gjithsesi, në stolin e Juventusit erdhi fillimisht Mauricio Sarri dhe më pas Andrea Pirlo.

Me të parin, në vitin e titullit të fundit kampion të serisë prej 9 suksesesh radhazi, Juventusi i Sarrit arriti kuotën 99 gola, ndërsa në 2020-2021 me “Maestron” vërtet fitoi me shumë fat një vend në zonën Champions, por në fund golat ishin 102.

Kjo statistikë nuk i mjaftoi presidentit Andrea Anjeli që t’i jepte një tjetër shans Andrea Pirlos, i cili solli në shtëpi dy trofe, Kupën dhe Superkupën e Italisë, por kur mësuan se Masimiliano Alegri ishte bindur që të rikthehej në stol, e sollën sërish në Torino dhe këtu nisi pikiata.

Sërish një vend i katërt më shumë sforco, por mbi të gjitha me një rënie të frikshëm rendimenti nga ana e skuadrës: 52 ndeshje dhe vetëm 80 gola në total në 2021-2022 (mesatarja 1.5 për ndeshje).

Të gjithë thanë se ishte viti i parë, viti i kapriçove të pafundme të Kristiano Ronaldos, i cili braktisi Juventusin tri ditë përpara mbylljes së merkatos dhe këtë e ndjeu e gjithë skuadra.

Por ja te jemi sot, ku gjërat po shkojnë edhe më keq: 11 gola të shënuar në 9 ndeshje deri tani në të gjitha kompeticionet, për një mesatare prej 1.2 golash për ndeshje.

Nëse ky është ritmi që “Zonja e Vjetër” do të vazhdojë të mbajë, sikur të luaja të gjitha ndeshjet e mundshme sezonale, pra 56 të tillë (deri në finalen e Kupës, Superkupës dhe Champions-it), sërish Juventusi nuk do të shkonte më lart se sa 67 gola në total, një shifër që duhet të ndezë, më saktë e ka ndezur sirenën e alarmit…

Prandaj Alegri pikësëpari dhe mbi të gjitha skuadra e dyta, me Dushan Vlahoviçin dhe Arkadiuzh Milikun, duhet të bëjnë mirë që të stërvisin bindshëm shënjestrën dhe cinizmin e tyre përpara portës, nëse nuk kërkojnë që të bëjnë një ndër figurat më të shëmtuara që prej rënies në Serinë B (viti 2006), pas skandalit “Calciopoli”…

go (1)

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"