Nga 13 fitoret rresht të Napolit te statistika e çmendur e Spaletit, ja çfarë duhet të dini për Napoli-Inter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 20:43

Nga 13 fitoret rresht të Napolit te statistika e çmendur e Spaletit, ja çfarë duhet të dini për Napoli-Inter

Napoli-Inter super sfida që pritet me shumë interes, për vetë faktin që të dyja këto skuadra kanë ecurinë më të mirë deri më tani në këto 8 javë kampionat. Napoli kryeson me pikë të plota me 8 ndeshje ,8 fitore me 24 pikë në total, ndërsa Inter është e vetme në vendin e dytë vendin e dytë me 22 pikë me 7 fitore dhe vetëm nje barazim. Ja disa statistika në vigjilje të kësaj sfide:

Napoli Inter

1- Napoli ka fituar 13 sfida rresht në Seria A, vetëm Juventus me 15 fitore dhe Inter me 17 fitore kanë bërë më mirë se napoletanët.

2- 2 gola ka shënuar Mauro Ikardi kundër Napolit në Seria A, argjentinasi i cili ka një mesatare goli 1 gol për çdo ndeshje.

3- Hose Kajehon ka realizuar 4 gola në 8 ndeshje kampionati kundër Interit. Interi është skuadra e tij e preferuar që i ka shënuar më shumë, duke përfshirë edhe një dy golësh në tetorin e vitit 2014.

4- Do të qëndrojë në dyshim deri në momentet e fundit Lorenco Insinje i cili vuan pas një dëmtimi që mori në ndeshjen e mesjavës në Champions League. Insinjue i ka shënuar Interit 1 gol në 9 sfida.

5- Napoli-Inter do të luhet në javën e 9-të të kampionatit ku një statistikë i buzëqesh “të kaltërve” në sezonin 1989/90 në klasifikimin me Napolin në vendin e parë me 13 pikë dhe Interin në vendin e dytë me 12 pikë, në “San Paolo” ajo sfidë u mbyll me fitoren e Napolit me rezultatin 2-0 me golat e Kareka dhe Maradonës që i dërgoi direkt në fitoren e titullit kampion.

6- Spaleti shkon në Napoli me një statistikë të çmendur, më shumë se 20 vjet kur shkon në Napoli ai del triumfues.

7- Fabio Galante ishte autori i golit të fitores së fundit të Interit në kampionat kundër Napolit në tetorin e 1997-ës. Në 20 vitet e fundit 8 fitore për Napolin dhe 3 barazime. Në Kupën e Italisë, Interi ka fituar në “San Paolo” më 19 janar 2016 me rezultatin 0-2 me autor Stevan Jovetiç dhe Adem Ljajiç.

8- Inter është e pamposhtur në 10 sfida të kampionatit (9 fitore dhe 1 barazim) , zikaltërit nuk vijnë të pamposhtur me 11 sfida në kampionat që në shtatorin e vitit 2010.

9- Napoli ka sulmin më të mirë të kampionatit me 26 gola. Me tridhëmbëshin Kajehon (4 gola), Mertens (7 gola) dhe Insinje (3 gola). Ndërsa Inter ka shënuar 17 gola deri më tani me Mauro Ikardin (9 gola) dhe Ivan Perisiç (3 gola).

10- Napoli dhe Inter kanë mbrojtjet më të mira të kampionatit pesa i përket golave të pësuar, të dyja skuadrat kanë pësuar nga 5 gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"