Nga 0 te 363, këto janë numrat e fatit për Elbasanin. Pikantet e ekipit që po kthehet në të Parën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 17:49

Nga 0 te 363, këto janë numrat e fatit për Elbasanin. Pikantet e ekipit që po kthehet në të Parën

Elbasani merr pjesë në një kategori infe riore dhe kjo është diçka që dhemb shumë në një qytet që nuk është mësuar ta shohë skuadrën në Kategorinë e Dytë. Mirëpo, verdheblutë ia kanë dalë të kenë qenë superiorë deri pesë javë nga fundi i kampionatit dhe të shpresojnë ngjitjen në Kategorinë e Parë. “Panorama Sport” i bën një pasqyrim ndryshe ecurisë së Elbasanit këtë sezon, të bazuar vetëm në numra ose siç mund të quhen ndryshe edhe “numrat e sezonit” në Elbasan.

Nga 0 deri te 363, ja numrat që i kanë sjellë fat deri më tani verdhebluve, që drejtohen nga Eriol Merxha. Verdheblutë janë në fundin e sezonit më të errët në historinë e tyre si klub. Të gjithë në Elbasan mezi presin rikthimin e ekipit në Kategorinë e Parë dhe më pas shpresojnë te ngjitja në Superiore.

elbasani-470x353

0 – Sa kolona e humbjeve këtë kampionat. Verdheblutë nuk kanë pësuar asnjë disfatë deri më tani dhe janë e vetmja skuadër në futbollin shqiptar që këtë sezon nuk ka pësuar asnjë humbje. Gjasat janë që ta ruajnë deri në fund këtë ecuri.

1 – Si vendi i parë në klasifikim. Verdheblutë e kanë mbajtur nga fillimi i kampionatit dhe deri më tani. Edhe pesë sfida kanë mbetur deri në mbyllje të kampionatit dhe shpresohet që ky pozicion të mbahet deri në fund sepse vetëm kështu arrihet objektivi.

2 – Bëhet fjalë për rivalët e Elbasanit deri në fund dhe ato janë dy, Orikumi dhe Albpetroli. Deri më tani i ka mundur të dyja, por në fund do të shihet se cilët do të dalin të fituar. Gara duket e fortë deri në ndeshjen e fundit.

5 – Sa numri i golave të shënuar nga kapiteni dhe portieri i skuadrës së Elbasanit, Elvis Kotorri. “Gardiani” i ka shënuar të gjitha golat me penallti dhe u ka dhënë shumë pikë verdhebluve. Ka qenë një shembull për gjithë skuadrën.

9 – Kaq gola ka shënuar golashënuesi më i mirë i skuadrës së Elbasanit, Shamet Luta. Të gjitha këto janë shënuar në vitin 2018, pasi u dënua me 10 ndeshje në fillim të kampionatit dhe nuk u aktivizua dot. Premtimi i tij është të arrijë në kuotën e 10 golave.

12 – Në kaq ndeshje, verdheblutë nuk kanë pasuar asnjë gol, duke e mbajtur portën të paprekur në 12 sfida. Prapavija ka qenë një nga pikat më të forta të verdhebluve, duke i dhënë mundësinë të jenë në krye dhe pa asnjë humbje.

16 – Bëhet fjalë për fitoret që i kanë dhënë mundësinë të jenë në krye dhe ato janë plot 16 të tilla. Në Elbasan besojnë se do të ecin me këtë ritëm fitoresh deri në fund dhe numri i tyre të rritet më tej.

44 – Kaq janë golat e shënuar këtë kampionat, duke përllogaritur këtu edhe tre golat që janë dhënë në tavolinë në ndeshjen me Skraparin. Ka sulmin më të mirë së bashku me Albpetrolin me po kaq gola.

53 – Sa numri i pikëve që ka grumbulluar Elbasani në 21 javë kampionat. Me 53 pikë verdheblutë janë në krye, dy më shumë sesa Orikumi i vendit të dytë dhe tri nga Albpetroli në vendin e tretë.

363 – Pikërisht 363 ditë mund të qëndrojë në Kategorinë e Dytë Elbasani, pasi u mund nga Sopoti më 15 maj 2017. Nëse gjithçka shkon mirë deri në fund, verdheblutë më 13 maj të 2018 do të riktheheshin zyrtarisht në Kategorinë e Parë pas ndeshjes së fundit me Maliqin.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"