Nga 0 gola në 5 ndeshje, në 4 në 80 minuta. Si u shthur Partizani në Kukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 23:05

Nga 0 gola në 5 ndeshje, në 4 në 80 minuta. Si u shthur Partizani në Kukës

Fluturimi i Partizanit ka përfunduar në transfertën e Kukësit, ku u mendua se do të përsëritej turpi i 17 dhjetorit 2017, ku u mundën 5-0 në Gjirokastër. Të kuqtë duket se morën në sysh, pasi shumë u trumbetua soliditeti i skuadrës në mbrojtje. Në 450 minutat e fundit para ndeshjes me Kukësin, Partizani i Dalipit nuk kishte asnjë gol të pësuar dhe 8 të shënuar, si dhe 13 pikë të grumbulluara.

partizanii

Por, breshëria e Gurit bëri që “demat” të pësonin 4 gola në 80 minuta. Nëse vendësit nuk do ta kishin ulur ritmin në pjesën e dytë, humbja mund të ishte akoma më e thellë, pasi dje te Partizani nuk funksionoi asgjë. Përfundimisht u vërtetua dje që Gojkoviç dhe Atanda nuk mund të luajnë bashkë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"