Nexhipi zgjedh klubin tetovar, ja falendërimi për Shqiptarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2016 | 17:25

Nexhipi zgjedh klubin tetovar, ja falendërimi për Shqiptarët

Nderim Nexhipi tashmë është zyrtarisht lojtar i Shkëndijes së Tetovës. Aventura e tij në kampionatin shqiptar, si duket dhe për këtë sezon ka përfunduar, pasi mesfushori do të përfaqësojë ngjyrat e klubit tetovar.

nexhipi

31-vjeçari i lindur në Shkup, ditën e djeshme është prezantuar tek skuadra shqiptare e Maqedonisë, pasi ka shkëputur kontraten me Flamurtarin e Vlorës.

Ndërsa fantazisti nuk ka harruar të shprehë falënderimet e tij nëpërmjet një statusi në “Facebook” për të gjithë ata që e kanë mbështetur në aventurën e tij tek Partizani dhe Flamurtari.

Statusi

“Faleminderit vëllezërve nga Shqipëria.

Çdo fillim ka një fund dhe pas neve mbesin vetëm veprat dhe kujtimet e mira. Lë pas dy vite të shkëlqyeshme në Shqipëri ku përfaqësova Partizanin dhe Flamurtarin. Tani kur largohem, ndjej përgjegjësi për të shprehur një falendërim publik për gjithë ata që më përkrahën në këtë periudhë.

Do filloj me mediat dhe gazetarët, në plan të parë gjigandin e këtij drejtimi platformën Digitalb dhe kanalet Super Sport. Në këtë listë hynë edhe gjithëtjerët që më mbështetën dhe që të paktën shkruajtën ndoshta edhe një fjalë të vetme për mua.

Falënderim për gjithë tifozët dhe puntorët sportiv me të cilët kemi bashkëpunuar në mënyra të ndryshme dhe që më kanë qëndruar pas gjatë këtyre dy viteve. Tani përsëri jam pjesë e Shkendisë ­ i falenderoj drejtuesit e ekipit që më dhanë mundësinë te kthehem përsëri në klub dhe shpresoj qe së bashku me ta dhe bashklojtarët e mi te arijm objektivet që kemi përpara.

Edhe njeher ishte me të vërtet një kënaqesi e vecantë qe isha pjesë e Superliges Shqiptare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"