Nexhipi optimist për shortin e Ligës së Europës: Do ta zgjidhja Slavian para ekipeve të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 17:20

Nexhipi optimist për shortin e Ligës së Europës: Do ta zgjidhja Slavian para ekipeve të tjera

Kukësi ka mësuar emrin e kundërshtarit dhe në klubin verilindor nuk e fshehin faktin se janë të kënaqur duke parë rivalët e tjerë që mund të binin, si hungarezët e Pushkash Akademi dhe polakët e Krakovias. Drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, pasi ka mësuar për Slavien e Sofjes, ka nisur të studiojë kundërshtarin.

Nderim Nexhipi

Ai zbulon për “Panorama Sport” se ka disa shokë pjesë të ekipit bullgar në të kaluarën, ndërsa ka pyetur për përbërjen aktuale të tij. Ai thekson se Kukësin e pret një ndeshje e fortë, por sipas tij, Slavia ishte ekipi më i favorshëm në krahasim me dy kundërshtarët e tjerë të mundshëm.

“Besoj që është shorti më i mirë ndër dy kundërshtarët e tjerë që mund të kishim. Kam një ish-bashkëlojtar që kam luajtur më parë, i cili luan atje. E kam pyetur dhe bëhet fjalë për ekip të mirë, që jo më kot e kanë përfunduar kampionatin në Bullgari në vendin e tretë.

Kanë lojtarë cilësorë dhe skuadër me të gjithë lojtarët vendës. Di që kanë në përbërje me shumicë lojtarë të rinj dhe dy apo tre më të vjetër me përvojë. Futbolli bullgar është i fortë, i fuqishëm dhe do të jetë një përballje e vështirë, pasi në këtë fazë nuk ka kundërshtarë të dobët”, përfundoi Nexhipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"