Nexhipi optimist për ecurinë e Kukësit: Të ishim përballur në 2 javët e fundit me Partizanin dhe Tiranën, do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 16:23

Nexhipi optimist për ecurinë e Kukësit: Të ishim përballur në 2 javët e fundit me Partizanin dhe Tiranën, do të…

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, foli para ndeshjes ndaj Apolonisë. Në prononcimin e tij për “Gol pas Goli”, ish-mesfushori bëri një koment edhe për derbin e djeshëm, teksa u shpreh:

bandicam 2020-12-05 16-19-23-839

“Vijmë nga 3 ndeshje të vështira. Kemi pasur ndeshje të vështira që nga fillimi i  kampionatit. Jemi përballur me ekipe pretendente. Shpresoj të vazhdojmë këtë ecuri që kemi me ekipin.

Gega që nga rikthimi nga Turqia ka qenë direkte pranë ekipit, sot do të jetë patjetër në pankinë. Në futboll duhet pak kohë. Kemi bërë ndryshime, lojtarët e afruar kanë nevojë për kohën e tyre me ekipin. Ekipi po lidhet shumë e më shumë në çdo ndeshje. Kukësi ka lojtarë me kualitet që mund të na çojnë në synimet tona, që është titulli. Me reagimin e ndeshjes së fundit, shpresoj të vazhdojmë. Dhjetori është muaj i rëndësishëm për të gjithë ekipet. Kemi 7 ndeshje këtë muaj. Të përqendrohemi dhe të marrim maksimumin.

E ndoqa derbin nga shtëpia. Të ishim përballur në 2 javët e fundit me Partizanin dhe Tiranën, do të tregonim një fytyrë tjetër. Ishte fillimi i kampionatit, me lojtar shumë të rinj. Ata na mundën, ne kemi vazhduar pas kësaj. Do të përballemi sërish në fund të këtij muaji me këto 2 skuadra, do të jetë një Kukës tjetër deri atëherë”, u shpreh Nexhipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"