Nexhipi: Nuk na bëhet qejfi për çështjen “Skënderbeu”, do të ketë masë ndëshkimore për Bakajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 11:45

Nexhipi: Nuk na bëhet qejfi për çështjen “Skënderbeu”, do të ketë masë ndëshkimore për Bakajn

Drejtori Sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ka konfirmuar se do të ketë masë për Elis Bakajn nga klubi. “Natyrisht që do ketë masë për Bakajn, për shkak se kartoni që mori dhe gjesti, ishin të panevojshëm. Ai është një lojtar me mjaft eksperiencë dhe nuk duhet ta kishte bërë atë gjë, gjithsesi kjo është çështje e brendshme e klubit, por do të ketë masë ndëshkimore për të.

nexhipi

Financiare apo jo, do të ketë masë, por jua theksova, që është çështje, e cila i takon klubit”, ka thënë Nexhipi, i cili flet edhe për një dënim të mundshëm të Skënderbeut nga UEFA.

“Nuk na bëhet qejfi apo kënaqemi për çështjen e Skënderbeut. Ajo është në dëm të futbollit shqiptar. Një intervistë që unë kam dhënë para disa ditëve, është keqinterpretuar në rrjetet sociale. Po e them dhe sot (dje), që ne nuk kënaqemi për atë që po ndodh me Skënderbeun”, ka mbyllur Nexhipi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"