Nexhipi: Nuk kishim as portier të dytë, luajmë vetëm kur rezultati është 0-0

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2017 | 18:38

Nexhipi: Nuk kishim as portier të dytë, luajmë vetëm kur rezultati është 0-0

Trajneri i Korabit, Ermal Nexhipi, e pranon se pas pësimit të golit të parë në çdo ndeshje, skuadra e tij nuk gjen më motivim për të vazhduar deri në fund. Në deklaratën e tij pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, ai tha se po mundohen t’i bëjnë të rinjtë të kuptojnë që kanë shansin të afirmohen në Superiore, edhe pse ata ende nuk e kanë kuptuar ndoshta në çfarë nivelesh po luajnë.

nexhipi

Për humbjen me Luftëtarin

“Çdo humbje dhemb, por ne e kishim parashikuar që do të kishim vështirësi me Luftëtarin duke qënë se kishim mungesa të rëndësishme si Hoxhaj, Peposhi, Prençi, Gavazaj dhe portieri Tedi Laço. Biles Tedi erdhi sot për mua sepse nuk kishim as portier të dytë.

Ishim përgatitur gjatë gjithë javës që të motivonim çunat e rinj, e nisëm mirë deri diku, por neve na mban në lojë rezultati 0-0. Pasi u ndëshkuam, nuk kishim fuqi të reagonim. Luftëtarit i uroj suksese sepse është vërtet ekip shumë simpatik.”

Për lojën e dobët në pjesën e dytë

“E dinim që dhe në stol kishim të rinj dhe u munduam t’i motivonim që në pjesën e dytë të jepnin më shumë. Nëse do kishim barazuar pas pësimit të golit mund të kishim bërë një paraqitje më të mirë, por nuk ia arritëm dhe siç e thashë ne vetëm rezultati 0-0 na mban në lojë. Sa herë që pësojmë, na ikën motivimi për të bërë diçka të mirë në vazhdim.”

Për motivimin e të rinjve për të treguar vlerat

“Ne atë po mundohemi t’iu japim të rinjve sepse kanë mundësi të afirmohen në Superiore, por ndoshta nuk e kanë kuptuar se ku po luajnë. Në këto javë që kanë ngelur, do japim më të mirën duke qënë se na kthehen dhe mungesat.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"