Nexhipi: Besojmë te çuditë, edhe Torpedo ka probleme. Gjici ia ka bërë të qartë lojtarëve se….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 18:54

Nexhipi: Besojmë te çuditë, edhe Torpedo ka probleme. Gjici ia ka bërë të qartë lojtarëve se….

Drejtori i Kukësit, Nderim Nexhipi, para ndeshjes me Torpedon, foli për mikrofonin e Rtsh, për këtë ndeshje, por edhe për grupin në përgjithësi.

bandicam 2018-08-16 18-49-40-601

Gjithçka e mundur?

Besojmë që çuditë mund të ndodhin. E dimë që rezultatin nuk e kemi në favor, por jemi përgatitur dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën dhe shpresojmë që të kemi më tepër fat se javën e kaluar në Gjeorgji.

Mbrojtja, pika më e dobët në Gjeorgji. Sa është punuar me këtë repart?

Po, kishim probleme në ndeshjen e parë në mbrojtje, por sot rikthehet Alla, dhe rikthehet Maliqi, që ka luajtur titullar në atë pozicion. Shpresojmë të bëjmë më të mirën sot.

Torpedo kishte probleme në mbrojtje..

Sot e kemi detyrim të luajmë në sulm, pasi lojtarët e Torpedos e treguan që janë të rrezikshëm në sulm. Atë ditë nuk shënuan shumë, pasi edhe ata kishin probleme në mbrojtje.

Gjici ka paralajmëruar furtunë…

Nuk mund të ndodhë asgjë nëse nuk kualifikohemi. Gjëja e parë që më tha pas humbjes në Gjeorgji, ishte se mund të kualifikohemi. Kemi besim, dhe këtë ia kemi transmetuar edhe lojtarëve.

Gjoba te Kukësi? Për Plakun dhe Frashërin?

Frashëri ka pasur një dëmtim, dhe për atë arsye nuk është me ne këtu. Për Plakun, nuk është momenti që të flasim sot për të.

Pak tifozë sot…

Të them të drejtën, pritëm më tepër shikues sot. Do ishte shumë më ndryshe të luanim para tifozëve tanë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"