Nevil Dede s’i zë besë renditjes: Kemi objektivin tonë, çdo fitore na dërgon në… Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2022 | 10:36

Nevil Dede s’i zë besë renditjes: Kemi objektivin tonë, çdo fitore na dërgon në… Superiore

Erzeni llogarit vetëm fitoren përballë Maliqit. Luajnë në shtëpi dhe mbi të gjitha përballë një ekipi që mbyll renditjen. E megjithatë, Nevil Dede nuk i beson fort tabelës. Trajneri kërkon mobilizim dhe këtë e qartëson edhe teksa flet për “Panorama Sport” në prag të këtij 90-minutëshi.

NEVIL DEDE

“Kemi zhvilluar stërvitje serioze gjatë gjithë javës dhe me disiplinë të lartë. Kontigjenti ka qenë i përqendruar dhe është gati për Maliqin. Do të jetë një ndeshje e vështirë, pavarësisht diferencave që kemi në renditje.

Çdo skuadër përpiqet të japë maksimumin. Kjo shihet javë pas jave dhe sidomos në këtë fazë. Ne kemi objektivin tonë dhe, pavarësisht kundërshtarit, luftojmë vetëm për pikët e plota.

Dihet tashmë që çdo fitore na çon më pranë ngjitjes në Kategorinë Superiore”, u shpreh tekniku tiranas. Grupi do të jetë i plotë, teksa rikthehet në mbrojtje Enk dhe në sulm Raboshta. Këtë e konfirmon edhe Dede.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"