Nevil Dede: Nuk fiton gjë duke luajtur me Kombëtaren, ja plani për t’i joshur lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2019 | 15:16

Nevil Dede: Nuk fiton gjë duke luajtur me Kombëtaren, ja plani për t’i joshur lojtarët

Trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede, bëri publike ditën e sotme, listën e futbollistëve të grumbulluar për minifazën stërvitore që do të zhvillohen në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ku tekniku do të ketë mundësinë të vlerësojë futbollistët e afruar.

Dede

Minifaza përgatitore do të zgjasë 5 ditë, teksa gjatë grumbullimit do të ketë dhe disa teste miqësore. Në konferencën e zakonshme për shtyp, Dede ka folur për situatën te ekipi U-19 si dhe ka sqaruar zgjedhjet e bëra. Sipas trajnerit, futbollistën nuk fitojnë gjë duke luajtur me Kombëtaren, pasi ekipi Kombëtar është çështje nderi dhe krenari.

“Ky është një grumbullim që bëhet mbi të gjitha për të parë elementët kryesor që kanë qenë në skuadër dhe prurjet e reja që vijnë nga seleksionimet që bëjmë si staf, si në Maqedoni, Greqi apo Itali dhe riseleksionimet e bëra në kampionatin shqipitar.

Informacioni që kam marr është i mirë, por më qartë do të flas pasi t’i shoh. Zhvillimi i lojtarëve në këto mosha janë pak të vështira, pasi ata mbarojnë te moshat U19 dhe është e vështirë të kalojnë te ekipet e para. Kanë shumë ulje ngritje dhe kjo është diçka që nuk më bën të qartë që unë të shprehem si duhet për sa i përket vazhdimësisë të lojtarëve.

Dede

Kemi element të mirë dhe kemi prurje të mëdhaja. Lista është e gjatë, afro 60 lojtarë dhe do të kenë vëmendjen time. I kemi të gjitha mundësitë për t’i ndjekur. Mbështetja është maksimale. Besoj se do të bëjmë një punë të mirë.

Maqedonia është si një treg për të ushqyer moshat. Qëllimi kryesor është Kombëtarja A. Shqiptarët e maqedonisë kanë një dëshirë shumë të madhe për të veshur fanellën e ekipit Kombëtar.  Ky treg nuk ka qenë zero deri dje, por meriton një vëmendje të madhe dhe do të jenë të rëndësishëm për ne, pasi janë shqiptarë siç ka qenë Kosova. Edhe në Angli ka shumë shqiptarë dhe duhen parë për të forcuar ekipin tonë kombëtar.

Të jem i sinqertë, Panuçi ka marrë pjesë ne seleksionimet që janë bërë në Itali, ndërsa në Maqedoni kam qenë me Mustedanagiç. Në Greqi ka qenë i gjithë stafi, duke përfshirë dhe trajnerin e U-21, Alban Bushi. Panuçi ka parë një pjesë të lojtarëve në Itali. Të jemi të sinqertë, disa futbollistë nuk kanë marrë pjesë për shkak të klubeve dhe Panuçi shprehet se do të ketë elementë të mirë nga atje. Në këtë moshë duhet rritja fiziologjike, e më pas rritja sportive. Jo vetëm në Itali e Greqi, por edhe në Shqipëri ka lojtarë të talentuar në këtë moshë. Ky besoj është një ogur i mirë për të gjithë ne. Klubet po mundohen të rikonstrukturohen dhe të fokusohen në ekipet e tyre zinxhir.

Nuk flas dot për politikat nga Federata por me atë që kam informacion janë disa marrëdhënie me lojtarët e Kosovës, apo me shqiptarët në  Maqedoni dhe Zvicër. Me këto ka marrëdhënie pak më specifike. Ka edhe në shtete të tjera ku disa e shohin veten te Shqipëria, por ka edhe që duan të luajnë në vende të tjera. Janë zgjedhjet e tyre dhe nëse u jepet mundësia në Itali për të zgjedhur Italinë, ata e zgjedhin. Janë zgjedhje personale të ccdo kujt. Do të kërkojmë të marrim lojtarët më të mirë kudo ata të jenë. Duhet bashkëpunim me federatat përkatëse dhe me dëshirën dhe dashurinë që ata do të kenë për të luajtur me Shqipërinë.

49803093_2040175762736539_6079638550947561472_n-

Një lojtar i U15 ose U17 ndoshta është i dashuruar pas Shqipërisë por më vonë rritet futen në lojë, menaxherët, klubet etj. Ne i quajmë “tradhtar”. Cdo njeri duhet të zgjedhë. Duhet sjellje dhe trajtim korrekt. Duhet përgjegjësi dhe seriozitet dhe të gjithë të ndihen të vlerësuar. Nëse ndihet i vlerësuar, nuk ka pse të mos vijë këtu. Është nder dhe kënaqësi të luash për Shqipërinë dhe nuk ka ndonjë fitim por vetëm rrit emrin. Me Kombëtaren është çështje nderi dhe përgjegjësie.

Unë vazhdoj të them se nëse dy lojtarë janë të barabartë, them se do të jetë i avantazhuar ai që luan në Shqipëri. Nuk janë shqiptarë vetëm ata që luajnë në Shqipëri, shqiptarë janë dhe ata që luajnë në Maqedoni. Mund të jenë edhe 10% më shumë të avantazhuar. Kjo nuk është gabim. Ne duhet të ushqejmë futbollin shqiptar. Sa më shumë nxjerrim nga këtu, aq më shumë ndërgjegjësohen ekipet.

U19-kombetarja-e-fundit

Ka shumë raste si Flamurtari, Tirana, Laçi, që po aktivizojnë lojtarë nga ekipet U-19. Nëse vazhdojmë me këto politika atëherë pse jo. Kur nuk ka nuk kemi ccfarë të bëjmë. Raporti do të jetë 60 për lojtarët shqiptarë dhe 40 për ata që vijnë nga jashtë. Pastaj politikat e klubeve janë të ndryshme.

E zgjedhin ata nëse do iu besojnë lojtarëve të rinj apo do marrin futbollistë me eksperiencë. Nuk është një gjë e prerë me thikë. Nuk mund t’i kërkosh llogari klubeve. Unë mendoj që klubet shqiptare është mirë të fokusohet tek ekipet zinxhire. Minimalisht 4 apo 5 vjet është projekti. Momentalisht 80% apo 90% e klubeve shqiptare financojnë vetëm te ekipi i parë. Në të ardhmen, raporti do ndërrojë ”, u shpreh Dede.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"