Nevil Dede me objektiva të qarta: Ruajmë kryesimin në Burrel!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2022 | 10:23

Nevil Dede me objektiva të qarta: Ruajmë kryesimin në Burrel!

Erzeni do të udhëtojë sot drejt Burrelit, ndërsa grumbullimin e kanë kryer në një nga hotelet e plazhit në Durrës. I pyetur për këtë ndeshje, trajneri i Erzenit, Nevil Dede, për gazetën deklaroi:

NEVIL DEDE

“Erzeni është gati për transfertën me Burrelin, ku kemi shfrytëzuar pauzën e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Është një ndeshje mjaft e vështirë për ne, jo vetëm se luajmë në transfertë, por se Burreli ka një skuadër serioze. Duke qenë se jemi në krye, kjo i motivon më shumë lojtarët për takimin e radhës.

Futbollistët kanë besim të plotë se do të zhvillojnë një ndeshje me dinjitet, sikurse në javët e mëparshme, për të arritur një rezultat. Skuadra është e kompletuar, mungon vetëm Ymeri, i pezulluar nga kartonët.

Përballë kemi një rival serioz, ndaj ne do t’i përgjigjemi me përkushtim, në mënyrë që të ruajmë kryesimin në renditje. Do të kemi edhe mbështetjen e tifozërisë, e cila do të na shoqërojë edhe në Burrel. Le t’ia lëmë fushës të vendosë rezultatin”.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"