“Neutralizuam thuajse çdo aksion”, Solskjaer: Arbitri ishte më i miri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 21:51

“Neutralizuam thuajse çdo aksion”, Solskjaer: Arbitri ishte më i miri…

Junajtid barazoi me Liverpulin, 1-1 në derbin e shumëpritur dhe Solskjaer në fund të ndeshjes nuk ishte dhe shumë i kënaqur me barazimin. Pas sfidës ai folur për “Sky Sport”, ku u shpreh se Atkison e ka arbitruar shumë mirë ndeshjen e sotme.

Solskjaer

“Jemi të zhgënjyer me rezultatin, mund të kishim marrë më shumë. Tifozët na ndihmuan shumë në këtë moment të vështirë, ishin të shkëlqyer. Luajtëm sipas planit, neutralizuam thuajse çdo aksion të Liverpulit. De Gea nuk mbaj mend të ketë bërë pritje shpëtimtare. U ndëshkuam vetëm pas një momenti pasigurie”, shprehet Solskjaer.

Ndër të tjera për gjykimin ai shton: “Më i miri sot, për mua ishte arbitri. E gjykoj ndeshjen në mënyrë shumë të mirë, ashtu siç duhet bërë në një derbi”.

 /PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"