Nesër vendimi, PSG rezikon dënimin nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 12:22

Nesër vendimi, PSG rezikon dënimin nga UEFA

PSG ka shpenzuar shifra marramendëse në merkato. Francezët gjatë këtyre viteve janë kthyer në një superfuqi. Ata kanë blerë Nejmarin për 222 milionë euro dhe Mbape për 180 milionë euro.

Nejmar dhe Mbape

Nesër UEFA do të marrë në shqyrtim bilancet e klubit. “Fair play” financiar është shumë i ashpër dhe nuk do të tolerojë asgjë për asnjë klub, kujtojmë këtu se parizienëve u teprojnë në balance 50 milionë euro, por pa llogaritur këtu transferimet e 2 të sipërpërmendurëve, pasi ato balanca do të shqyrtohen vitin e ardhshëm. PSG do të ndeshet sot për Ligën e Kampionëve me Liverpulin në orën 21:00, ndeshje e vlefshme për grupin C.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"