Në pritje të shortit/ Sa shumë surpriza në Ligën e Konferencës, cilat janë 8 skuadrat e kualifikuara në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2023 | 23:37

Në pritje të shortit/ Sa shumë surpriza në Ligën e Konferencës, cilat janë 8 skuadrat e kualifikuara në çerekfinale

Liga e Konferencës po bëhet gjithnjë e më interesante me kalimin e përballjeve, teksa ditën e sotme u mësuan edhe 8 skuadra e kualifikuara për në fazën çerekfinale, ku në shortin që do të hidhet ditën e premte në orën 13:00 do të mësohen edhe 4 duelet çerekfinale.

posibilele-adversare-ale-lui-fcsb-si-cfr-cluj-din-grupele-conference-league-cand-e-tragerea-cum-arata_size19

Leh Poznan, Fiorentina, Bazel, Az Alkmar, Nisë, Anderleht, Uest Ham dhe Gent, janë 8 ekipet që arritën të siguronin një biletë për më tej dhe do të kërkojë t’i shkojnë deri në fund këtij turneu. Kujtojmë që te zviceranët e Bazelit aktivizohen edhe 2 futbollistët shqiptarë, Taulant Xhaka dhe Andi Zeqiri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"