Nesër shorti i Champions League, njihuni me…”Grupin e Vdekjes”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 15:39

Nesër shorti i Champions League, njihuni me…”Grupin e Vdekjes”

Sot në mbrëmje mbyllen edhe ndeshjet e fundit të fazës së “Play off” të Uefa Champions League dhe ditën e nesërme në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për sezonin e ri të këtij kompeticioni. Në vazon e parë ndodhen ekipe si: Real Madrid, Ateltiko Madrid, Bajerni i Mynihut, Mançester Siti, Juventus, PSG, Lokomotivae Moskës, dhe Barcelona.

uefa-champions-league

Ndërkohë që nuk janë plotësuar të gjitha vendet në vazot e tjera por ajo që bie në sy është prani e një grupi që quhet “Grupi i Vdekjes”.

liverpoolcldraw2008

Grupi i Vdekjes:

Shorti mund të bëjë që skuadra e Liverpulit të bejrë në një grup vdekje së bashku me një nga Barcelona, Juvetnus, dhe PSG, duke i shtuar këtu edhe Dortmundin e Napolin ose gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar , Romën. Megjithatë përtej parashikimeve dita e nesërme do të duket se sa fat ka skuadra e Jurgen kolpit në hedhje shorti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"