Nesër luhet Kategoria e Dytë, ja përballjet që rezervon java e 9-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 19:58

Nesër luhet Kategoria e Dytë, ja përballjet që rezervon java e 9-të

Pas sfidave të zhvilluara në mesjavë, Kategoria e Dytë rikthehet sërish ditën e nesërme me përballje tepër interesante.

kategoria_e_dyte_nr

Në Grupin A spikat dueli mes kryesuesve të Vorës dhe ndjekësve të Veleçikut. Takim mjaft interesant është edhe “mini-derbi” i kryeqytetit mes Partizanit B dhe Internacionalit. Këto dy skuadra ndajnë vendin e tretë dhe të katërt në renditje.

kategoria-e-dytw-grupi-a-renditja-470x615

Sfida mjaft delikate edhe në Grupin B, ku gara duke tepër e fortë, me plot 5 skuadra që rivalizojnë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Përballja më interesante e javës pritet të jetë ajo në Patos mes Albpetrolit të vendit të 4-t dhe Butrintit të vendit të dytë. Ndërkohë Elbasani i trajnerit Merxha do të presë në shtëpi Delvinën. Verdhezinjtë të cilët kryesojnë renditjen, do të kërkojnë fitoren në shtëpi, pas hapit fals një javë më parë në Ersekë ndaj Gramozit.

kategoria-e-dytw-grupi-b-renditja-470x622

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"