“Nesër luan e njëjta shkollë, ajo jugosllave”, Jonuz i bindur: Vllaznia ime fiton, nuk kemi shans tjetër!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 11:53

“Nesër luan e njëjta shkollë, ajo jugosllave”, Jonuz i bindur: Vllaznia ime fiton, nuk kemi shans tjetër!

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, foli ditën e sotme para mediave në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Bylisit.

mirsad jonuz

Tekniku maqedonas, shprehet se përballë Dovedanit të Ballshit, do të luhet i njëjti futboll, nga e njëjta shkollë, ajo jugosllave, por gjithashtu shtoi se shkodranët nuk kanë shans tjetër, veç fitores nesër.

GJENDJA – Nesër luajmë një ndeshje shumë interesante, dhe shumë të rëndësishme për ne, sepse kemi përballë Ballshin. Një skuadër që ka më shumë pikë se ne dhe tashmë kemi 6 skuadra që kanë të njëjtat pikë. Ky kampionat po bëhet gjithnjë e më interesant. Një ditë skuadrat shkojnë poshtë në renditje, një ditë shkojnë lart. Por ne duhet të kemi vazhdimësinë. Kam 4 mungesa këtë ndeshje. Por shoh listën e lojtarëve të tjerë, dhe të gjithë do luajnë këtë kampionat. Nesër do kemi të fusim edhe lojtarë të rinj.

NDAJ BYLISIT – Ballshi bën një lojë të mirë me pasime, kanë gati 8-9 lojtarë që kanë prej dy vitesh bashkë dhe kanë rezultate të mira me ekipe të mira si Tirana apo Partizani. Vllaznia nesër kërkon 3 pikët. Lojtarët e mi besoj se do japin maksimumin. Besoj se do kemi edhe shumë tifozë që do na ndjekin.

STADIUMI – Është e njëjta gjë, si të luhet të shtunën, si të hënën. Problemi i vetëm ishte stadiumi. Gjithsesi, kemi 4 mungesa, 2 me kartonë dhe 2 të dëmtuar. Nuk na ndryshon gjë. Hygor dhe Gligorov shpresoj të jenë gati për Tiranën. Kjo ndeshje do jetë shumë e rëndësishme, sepse Vllaznia dhe Bylisi luajnë pak a shumë të njëjtin futboll. Edhe te Bylisi kemi një trajner jugosllav, që vjen nga e njëjta shkollë. Nesër Vllaznia nuk ka shans tjetër veç fitores. Besoj se nesër do arrijmë të fitojmë.

BYLISI PËR PIKË – Ai ishte starti i kampionatit para 2 muajve e gjysmë. Bylisi kishte pak a shumë të njëjtat probleme si Vllaznia. Kishte lojtarë me kartonë, të dëmtuar. Nesër edhe Vllaznia e Bylisi do luajnë me lojtarë të rinj nga ndeshja e parë. Kam folur me lojtarët e mi, i kam dhënë një ditë pushim. Besoj se edhe lojtarët e rinj që do angazhohen nesër, do japin më të mirën si lojtarët e tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"