Nesër hidhet shorti i Ligës së Kombeve, ja kundërshtarët e mundshëm për Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 22:51

Nesër hidhet shorti i Ligës së Kombeve, ja kundërshtarët e mundshëm për Shqipërinë

Ditën e mërkurë, më 24 janar, në orën 12, do të mbahet në Lozanë të Zvicrës, shorti i Ligës së Kombeve, turneu më i ri i UEFA-s. Skuadrat janë ndarë në ligat dhe vazot respektive, dhe do të jenë goglat ato që do përcaktojnë edhe kundërshtarët e Shqipërisë, në kompeticionin që do të zhvillohet çdo dy vjet, dhe do të ketë pjesë të gjithë skuadrat europiane.

liga e kombeve

Shqipëria gjendet në Ligën C, liga e tretë e këtij turneu. Vazo numër 2, ku bën pjesë edhe Shqipëria përmban edhe Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë. Kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë janë:

Vazo 1

Hungaria

Rumania

Skocia

Sllovenia

Vazo 3

Mali i Zi

Izraeli

Bullgaria

Finlanda

Vazo 4

Qipro

Estonia

Lituania

Skuadrat do të ndahen në tre grupe me nga 4 ekipe, si dhe një grup me 3 ekipe. Katër fitueset e secilit grup do të ngjiten në Ligën B, ndërsa katër ekipet e vendeve të fundit, do të zbresin një ligë më poshtë, tek ajo e fundit, Liga D.

liga c liga e kombece

Gjithashtu, katër skuadrat me pozicionimin më të mirë në renditje dhe që nuk janë kualifikuar për finalet e Euro 2020, në muajin Mars do të luajnë në fazën “play-off” për të përcaktuar një biletë drejt Kampionatit Europian.

Liga A përbëhet nga 12 skuadrat më të mira kontinentale, mes të cilave Gjermania, Portugalia, Belgjika e Spanja në vazon e parë; për të vijuar me Francën, Anglinë, Zvicrën dhe Italinë në vazon e dytë dhe më tej me Poloninë, Islandën, Kroacinë dhe Holandën në vazon e tretë.

liga e kombeve skema

Edhe në Ligën B janë 12 skuadra të nivelit shumë të lart, nga Austria, Uellsi, Rusia e Sllovakia në vazon e parë; Suedia, Ukraina, Republika e Irlandës e Bosnja në vazon e dytë dhe Irlanda e Veriut, Danimarka, Republika Çeke dhe Turqia që pozicionohen në vazon e tretë të shortit.

Përsa i takon Ligës D, më e ulëta e turneut, aty janë 16 skuadra, me përfaqësuesen e Kosovës që do ta nisë shortin e vazon e katërt përkrah Andorrës, San Marinos dhe Gjibraltari, ndërsa kokat e grupit do të jenë Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia dhe Gjeorgjia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"