“Nëse Shqipëria më thërret, unë jam gati të luaj”, sulmuesi nigerian i vetofrohet Kombëtares kuqezi
Sulmuesi i Kukësit, Patrik Eze, është duke kaluar një moment të mirë të skuadra verilindore, teksa këtë fundjavë, realizoi dopietë në sfidën ndaj Kastriotit.
28-vjeçari nga Lagosi, ëndërron që një ditë, të veshë fanellën e Kombëtares shqiptare. Kjo gjë është zbuluar nga vetë klubi verilindor nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku janë publikuar edhe fjalët e Eze, në lidhje me ekipin Kombëtar. Nigeriani nuk ka luajtur asnjë ndeshje as me moshat e shtetit të tij, teksa është gati që nëse Shqipëria e thërret të veshë fanellën kuqezi.
DEKLARATA E PATRIK EZE:
“Nuk kam luajtur me Nigerinë asnjë ndeshje dhe as me moshat pasi nuk më kanë grumbulluar. Nëse Shqipëria më thërret unë jam gati të luaj për Shqipërinë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"