“Nëse më kërkon Bajerni dhe Dortmundi, nuk do thosha jo”, lojtari i Milanit jep “sinjale” largimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 13:45

“Nëse më kërkon Bajerni dhe Dortmundi, nuk do thosha jo”, lojtari i Milanit jep “sinjale” largimi

Hakan Çalhanoglu, lojtari i Milanit, ka dhënë një intervistë për “Sport Bild” në Gjermani, ku ka folur për të ardhmen, duke mos e përjashtuar një rikthim të mundshëm në Bundesligë.

hakan calhanoglu

Rikthimi në Bundesligë? “Jam rritur në Gjermani, por më pëlqen të flas italisht me njerëzit. Nga ana sportive, natyrisht është një qëllim të luash me Bajernin apo me Dortmundin, ose një klub tjetër të madh në Gjermani”.

Përshëndetja ushtarake me Turqinë? “Ishte thjeshtë një përshëndetje për ushtarët tanë. Si futbollist që jam, nuk më pëlqen të flas për politik. Me atë përshëndetje, ne donim të motivonim ushtarët tanë të ktheheshin të sigurtë. Nuk ishte sinjal politik, apo provokues”.

hakan calhanoglu

Nëse të thërrasin në Gjermani? “Bajerni më donte mua në 2014-ën. Ishte e rëndësishme që ata më kërkonin, por në atë kohë krahët e sulmit me Robenin dhe Riberinë ishin të konsoliduar, kështu që ishte e vështirë. Nëse Bajerni do të kthehej të më kërkonte, në një moment unë sigurisht që nuk do të thosha jo”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"