“Nëse më jepet rasti duhet ta shfrytëzoj”, flet Dunga: Nuk krahasohet Tirana me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 17:05

“Nëse më jepet rasti duhet ta shfrytëzoj”, flet Dunga: Nuk krahasohet Tirana me…

Tirana do të luajë ditën e nesërme në transfertë, në një ndeshje të vështirë siç është ajo kundër Bylisit.ismael dunga

Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë sulmuesi i bardhebluve, Ismael Dunga. Sulmuesi u shfaq i lumtur për golin e shënuar kundër Laçit, dhe u shpreh se objektivi i skuadrës është titulli kampion.

“Ndihem shumë mirë që luaj këtu dhe shënoj. Si sulmues, objektivi im është të shënoj gola, ajo është puna ime. Prandaj jam i lumtur për këtë gjë. Tirana është një ekip i mirë dhe çdo lojtar është shumë cilësor. Nëse të jepet një shans, duhet ta shfrytëzosh, kjo është një gjë normale.

Flas me trajnerin çdo ditë në stërvitje, është normale për mua që të flas gjithmonë me të. Të luaj me Ngoo në sulm? Çdo gjë është e mundur në futboll. Ashtu siç tha dhe trajneri, ekipi përshtatet në çdo ndeshje. Vendimet i merr trajneri, puna jonë është të luajmë dhe të japim maksimumin.”, u shpreh sulmuesi.

Gjithashtu Dunga e pranoi se Tirana është më lart se Luftëtari, ekip ku ai luajti në sezonin e fundit, duke thënë se objektivat e të dyja skuadrave janë të ndryshme.ismael dunga

“Këtu në Tiranë jam shumë i lumtur, prandaj vendosa të transferohem këtu. Tirana është një ekip i madh siç e thashë dhe më parë, ka shumë lojtarë të shkëlqyer. Nuk mund të krahasohet Tirana me Luftëtarin. Ndryshimi është se Luftëtari lufton për mbijetesë, ndërsa Tirana lufton për titullin kampion. Ky është objektivi ynë dhe mundohemi të fitojmë të gjitha ndeshjet. I marrim ndeshjet me radhë.

Fokusi ynë është të fitojmë kampionatin, kështu që do të luftojmë fort në çdo ndeshje. Çdo qytet në Shqipëri është i mirë.”, përfundoi Dunga.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"