“Nëse më garantohet titulli, dal me qejf nga Europa”, Simeone flet pas humbjes ndaj Çelsit: Më vjen keq që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 13:32

“Nëse më garantohet titulli, dal me qejf nga Europa”, Simeone flet pas humbjes ndaj Çelsit: Më vjen keq që…

Diego Pablo Simeone papritur zbulohet vulnerabël, të paktën duke dëgjuar trajnerin e Atletikos, pas humbjes me Çelsin:

simeone 1

“Menduam se deri në fund të pjesës së parë e kishim bërë ndeshjen siç donim ne, duke mbrojtur në një mënyrë perfekte dhe të godisnim duke shfrytëzuar kundërsulmin në pjesën e dytë. Por, edhe sot (dje) u konfirmua se jemi në një moment të vështirë, në një moment ku çdo gjuajtje që pësojmë në portë përfundon gol.

Më vjen keq që papritur kemi humbur shkëlqimin që na kishte karakterizuar, por mos harrojmë se edhe shumë prej lojtarëve tanë nuk janë në formë dhe na duhet ta eksperimentojmë lojtarë të ndryshëm në role të ndryshme.

Më shumë jashtë se brenda Champions-it? Nëse në shtator do të më kishin thënë se do humbja ndeshjen e vajtjes me Çelsin, por do kryesoja bindshëm kampionatin në Spanjë, do kisha firmosur menjëherë. Por, me Çelsin kemi ende 90 minuta për të luajtur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"