“Nëse Malaga ka nevojë do sakrifikohem”, Bare: Nuk ndihem i mashtruar nëse nuk më paguajnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 11:49

“Nëse Malaga ka nevojë do sakrifikohem”, Bare: Nuk ndihem i mashtruar nëse nuk më paguajnë

Keidi Bare ishte një nga lojtarët me të mirë të Kombëtares në fushën e lojës, në sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Në takimin e dytë, ai madje gjeti dhe rrugën e rrjetës. Tashmë impenjimet me kombëtaren mbaruan dhe fieraku është kthyer te Malaga, që po kalon një moment aspak të mirë. Ditën e djeshme, ai ka dhënë një intervistë për “Ser Deportivos Málaga”, ku foli për ekipin spanjoll që kalon një krizë financiare, kombëtaren dhe jo vetëm.

keidi bare

Malaga dhe ndjenjat për të? “Unë kam edhe dy vjet kontratë. Deri më tani unë jam 100% duke menduar për Malagan. Nëse do ketë oferta, ato do të shihen nga klubi. Unë përqëndrohem të bëj gjërat siç duhet dhe ta largoj ekipin nga kjo situatë. Unë nuk dua të largohem, por nëse klubi ka nevojë për diçka të tillë, do ssakrifikohem dhe do shkojë në një ekip tjetër. Malaga është si një shtëpi për mua, ata më trajtojnë shumë mirë. Por, nëse ata vendosin se duhet të largohem, nuk do të kisha çfarë të bëja. Falënderoj Malagën dhe tifozët sepse ky klub më ka dhënë gjithçka deri sa u bëra titullar. Nëse vjen koha për të mos na paguar, gjë të cilën nuk e besoj, e mirëpresim. Duam të jetojmë, por kam luajtur futboll që fëmijë dhe më pëlqen ky profesion. Nëse nuk më paguajnë një muaj, nuk kam çfarë bëj. Nuk do ndihesha i mashtruar kursesi”.

Kombëtarja? “Ishte goli im i parë me ekipin kombëtar. Unë jam shumë i lumtur sepse ishte një ëndërr. Shpresoj që erdhi koha të shënoj edhe me Malagan. Kualifikimi për në Europian është shumë i komplikuar sepse humbëm në minutën e fundit kundër Turqisë. Ky është futbolli, duhet të vazhdojmë dhe të shohim përpara”.

Qetësia dhe kartonët?  “Në verë kam punuar shumë për të qenë më i qetë në fushë. Unë gjithmonë dua të bëj më të mirën për ekipin, kjo është arsyeja pse unë ndëshkohem me të verdhë. Këtë verë, stafi më ka ndihmuar shumë dhe pak nga pak po përmirësohem”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"