Nëse kthehet te Partizani, Asani “digjet”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2020 | 19:56

Nëse kthehet te Partizani, Asani “digjet”

Sezoni futbollistik në Shqipëri, 2019-2020, mbetet i pezulluar që nga 12 marsi dhe duhen luajtur edhe 10 ndeshje në kampionat që të mbyllet. Me gjasa kampionati pritet të rifillojë në fillim të qershorit. Nëse Jasir Asani nuk ia del që të vazhdojë me AIK Stokholm, sipas marrëveshjes së bërë në janar, i bie që në qershor të rikthehet te Partizani.
ASANI
Rikthimi mund të rezultojë “vrasës” për 24- vjeçarin, pasi ai nuk ka mundësi që të luajë me të kuqtë deri në mbyllje të edicionit të mbetur pezull.
asani
Në merkaton e janarit Asani është çregjistruar nga Partizani për t’u federuar në Suedi, ku ka luajtur edhe 3 ndeshje zyrtare në Kupë me AIK Stokholm. Pra, në rastin më të keq, i bie që Asani vetëm të stërvitet me “demat” në periudhën qershor-korrik. Gjithsesi, lojtari është optimist për vazhdimin në Suedi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"