“Nëse fitohet sot, Egboja meriton t’i jepet një shans “, Hasani: Më vjen keq që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 18:40

“Nëse fitohet sot, Egboja meriton t’i jepet një shans “, Hasani: Më vjen keq që…

Edon Hasani do të jetë një nga mungesat e mëdha të Tiranës, në këtë derbi ndaj Partizanit. Para fillimit të ndeshjes ai ka folur për “Supersport”, teksa është shprehur se do donte t’i përjetonte në fushë këto emocione.

bandicam 2019-12-13 18-35-28-202

“Më vjen keq që nuk mund te jem me ekipin në këtë ndeshje, por kam besimin se do ndryshojë situata. Presori e ka përgatit shumë mirë ndeshjen, edhe pse kemi kungesa. Atmosfera ka qenë shumë e mirë gjatë javës dhe besoj te fitorja”, shprehet Hasani

Më tej ai shton: “Jam futur i dëmtuar në ndeshjen me Kukësin dhe futbolli i ka të tilla gjëra, më vjen keq sepse këto emocione doja t’i përjatoja në fushë, por jam i sigurt që çunat do bëjnë më të mirë. Është shumë e rëndësishme të fitohet sot. Derbi i fundit është fituar në këtë stadium, jemi disi supersticioz”.

“Më vjen keq për trajnerët e larguar. U munduan të bënin punë të mirë. Në qoftë se fitohet sot, presor Egboja e meriton t’i jepet një shans për 2 ndeshjet e mbetura”, përfundon lojtari bardheblu.
/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"