“Nëse do ketë hatërmbetje, kështjellës do t’i bien muret”, Gjoka zbulon letrën motivuese para finales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2019 | 11:35

“Nëse do ketë hatërmbetje, kështjellës do t’i bien muret”, Gjoka zbulon letrën motivuese para finales

Kukësi triumfoi mbrëmjen e djeshme në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës, me rezultatin 2-1, duke ngritur lartë trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar.

gJOKA

Një meritë për këtë trofe të fituar ka padyshim edhe trajneri i verilindorëve, Ernest Gjoka. Tekniku kryeqytetas publikoi ditën e sotme në “Instagram” edhe letrën me të cilën e motivoi ekipin para ndeshjes.
LETRA E GJOKËS:
… RRUGA E CILA TË ÇON DREJT SUKSESIT…
– IMPENJIM KOLEKTIV

1- Nëse një skuadër dëshiron fitoren, duhet të impenjohet për kauzën, ku secili ka primar objektivin për të fituar, kështu suksesi arrihet më lehtë.

2- Suksesi arrihet jo lehtësisht, por me shumë përkushtim e sakrificë. Më e rëndësishmja është se nuk arrihet nga një ose dy lojtarë, por duhet të mendohet nga i gjithë grupi njëkohësisht.

3- Kur i gjithë grupi kërkon suksesin, atëherë edhe situatat problematike zgjidhen më lehtësisht.

4- Të gjithë së bashku bëjmë gjëra të mëdha, por nëse te ne do të ketë hatërmbetje apo lojtarë të cilët mendojnë vetëm mbi interesin personal e jo për kauzën tonë, atëherë kështjellës që kemi ndërtuar do të fillojnë t’i bien muret e ne rrezikojmë të gjithë sakrificën e deritanishme.

5- Kupa nuk fitohet nga një individ, por fitohet nga dëshira dhe sakrifica e të gjithë grupit për të arritur te trofeu.
KJO DUHET Të JETë FILOZOFIA E NJë SKUADRE, E CILA DO Të SHKOJë DREJT SUKSESIT. UNë BESOJ TEK KAUZA JONë E PËRBASHKËT.

Letra motivuese

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"