Nëse dështon pista “Daja”? Tre kandidatë për të marrë Partizanin për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 19:25

Nëse dështon pista “Daja”? Tre kandidatë për të marrë Partizanin për sezonin e ri

Partizani e ka të detyrueshme që përgatitjet për sezonin 2020- 2021 t’i nisë me staf të ri teknik. Në parim është dakordësuar që timonieri i ri të jetë Ilir Daja, por rrjedha e ngjarjeve mund të ndryshojë në ditët në vijim për shkaqe nga më të ndryshmet.
Ilir Daja
Apeli i tifozëve dhe shumë ishëve prej kohësh ka qenë që trajneri të zgjidhte brenda familjes së kuqe, ku më të dëshiruarit janë Skënder Gega, i cili vjet solli titullin kampion pas 26 viteve mungesë, si dhe Shpëtim Duro. Këta të dy janë kandidatët më potentë brenda familjes, nëse dështon akordi me Dajën. Por edhe Dritan Mehemti, aktualisht te Partizani B, shikohet si një trajner me perspektivë që mund ta zhvillojë ekipin e parë.

pjimage (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"