Nervozizmi gjatë ndeshjes, Kamarata: Ishte karikim për ekipin, do ulem me presidentin dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2020 | 17:00

Nervozizmi gjatë ndeshjes, Kamarata: Ishte karikim për ekipin, do ulem me presidentin dhe…

Dinamo mori çfarë dëshironte ndaj Korabit duke fituar 1-0, madje nervozizëm ka pasur edhe mes trajnerësh. Por trajneri italian i bluve Fabricio Kamarata mendon ndryshe, pasi pas ndeshjes u shpreh:

kamarataa

“Nuk kam qenë nervoz, por pa emocione nuk mund të shtysh një ndeshje. Ishte një lloj forme për të karikuar skuadrën time. Kjo ka qenë pak a shumë ajo që keni vërejtur ju. Nuk ishte tension, pasi më shumë ishte një shenjë pozitive për të mbajtur ekipin të motivuar, që të mos ndikohet psikologjikisht dhe të luftojë më tepër. Mendoj se kemi bërë mirë. Kemi gjëra për të përmirësuar ende, sidomos në drejtim të finalizimit”.

Në lidhje se a ka Dinamo përforcime në merkaton e janarit, Kamarata u shpreh: “Do të ulem me presidentin dhe do të shikojmë se ku duhet ndërhyrë. Nuk mund të them për momentin repartet, por skuadra ka nevojë edhe për përforcime”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"