Nervozizëm dhe 3 kartonë të kuq në Kuçovë, futbollistët e Shkumbinit sulmojnë gjyqtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 10:42

Nervozizëm dhe 3 kartonë të kuq në Kuçovë, futbollistët e Shkumbinit sulmojnë gjyqtarin

Naftëtari më në fund arrin të regjistrojë fi toren e parë në kampionat dhe pikërisht ndaj kryesuesve të Shkumbinit. Përpara këtij takimi diferenca midis këtyre dy ekipeve ishte 18 pikë, pasi luante vendi i parë ndaj vendit të fundit, por në fushë ndodhi e kundërta.

Naftetari

Në fakt, Naftëtari-Shkumbini është një ballafaqim interesant, i cili vazhdon edhe tani në Kategorinë e Dytë. Naftëtari surprizon përballë një Shkumbini tepër nervoz, ku në pjesën e dytë u largua me karton të kuq Mustafai pas dy të verdhëve dhe Lluca. Peqinasit pësuan dje humbjen e parë në këtë kampionat dhe humbasin kreun ku udhëhiqnin me pikë të barabarta me Maliqin.

NDESHJA – Naftëtari e fillon shumë mirë takimin duke shënuar me Kallmin në minutën e 7-të, i cili godet bukur brenda zonës. Ky gol i jep krahë skuadrës kuçovare dhe në minutën e 22-të vjen penalltia, ku nuk gabon Kallmi. U duk se Naftëtari do të regjistronte një fitore të thellë, por miqtë reagojnë fuqishëm ku në harkun e 60 sekondave barazojnë me anë të Gjylës dhe Bullarit. Gjithçka fillon nga e para, ku gjithsesi kuçovarët shënojnë me anë të Koços. 3-2 dhe entuziazmi është i madh.

Naftetari55

Pjesa e parë është e bukur, me gola, por në të dytën ka shumë nervozizëm te peqinasit. Mustafai ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Ndërkohë pas disa minutave një tjetër i kuq për Llucën, i cili shtyn gjyqtarin kryesor.

wdw6d6w

Peqinasit duken tepër të nervozuar aq sa për një moment kërkohet dhe braktisja e fushës së lojës. Ka shumë ndërprerje, si dhe dy tentativa të miqve për të barazuar, por pa rezultat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"