Nëntë sekretet e Niko Kovaçit, kush është strategu i Bajernit. Mes fesë dhe jetës si emigrant në Austri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 21:36

Nëntë sekretet e Niko Kovaçit, kush është strategu i Bajernit. Mes fesë dhe jetës si emigrant në Austri

Trajneri i ri i Bajernit është më i karikuar se kurrë. Të premten ai zhvilloi një stërvitje që zgjati 2 orë e 15 minuta. Një sfidë e vërtetë kjo e lojtarëve bavarezë, që tani u duhet të japin maksimumin në stërvitje për të siguruar një vend në formacionin e parë. Kush është ish-lojtari i Bajernit që tani është në rolin e trajnerit dhe cilat janë sekretet e tij? “Bild” ka zbuluar 9 gjërat që ende nuk i dini për Niko Kovaç.

niko kovac

ZOTI ËSHTË I PARI

Në kyçin e dorës së djathtë, trajneri mban një kryq me motive fetare. Ajo simbolizon Shën Mërinë e Medxhugores një qytet i vogël në Bosnjë pranë kufirit me Kroacinë. Ai shkon rregullisht në kishë.

PRINDËRIT E TIJ VIJNË NGA NJË VEND LEGJENDAR

Në Livno, një provincë në e populluar me shtetas kroatë, ku kanë rrënjët e tyre edhe ish-lojtarë si Zlatko Daliç dhe bomberi legjendar Davor Shuker, president i federatës së futbollit kroat.

SHTËPINË E PUSHIMEVE E NDAN ME VËLLAIN ROBERT

Kroati preferon të pushojë në Brela, një lagje në jug të Splitit. Ai disponon një shtëpi me pamje nga deti dhe një pishinë private. Me gruan e tij Kristina ai preferon të bëjë pazar në Makarska. Edhe vëllai tjetër, Robert, i kalon pushimet me gruan e tij dhe fëmijët në vilën e Kovaçëve.

NË MYNIH AI ZOTËRON VETËM NJË SHTËPI

Që nga 2006-ta, kur u transferua te Salcburg, familja Kovaç jeton aty. Me gruan e tij ai u njoh që në gjimnaz kur studionte në Berlin. Në këtë qytet gjerman, Niko erdhi në jetë. Herta e Berlinit ishte edhe skuadra e tij e parë si lojtarë profesionist.

ME ZEMËR KROATE DHE ME TRU GJERMAN

Kështu e përshkruajnë të afërmit dhe miqtë e tij karakterin e trajnerit.

KUR ROBERT HUMBI PENALLTINË DHE DËSHIRONTE TË ISHTE NIKO NË VEND TË TIJ

Robert Kovaç humbi një penallti në 1989 kur luante në finalen e të rinjve të Hertës. Në penalltinë e fundit kundër Bajernit që atëherë luante me Ramelov dhe Babel, ai nuk arriti të shënojë. Më vonë ai deklaroi se dëshironte të ishte Niko ai që humbte penalltinë.

KOVAÇ NUK PI ALKOOL DHE CIGARE. GJUMI ËSHTË PRIORITET

Në Salcburg kolegët e përshkruanin Kovaçin si një nga lojtarët më profesionistë. Pas stërvitjeve, ai vazhdonte të stërvitej i vetëm.

KUR MBANTE MBROJTËSE DHËMBËSH NË FUSHË

Dhëmbët e tij ishin shumë të rëndësishëm për imazhin e tij. Dhe për t’i mbrojtur ata kur dyluftonte në fushë, ai mbante mbrojtëse.

GËZONTE RESPEKT DHE KUR ISHTE ANALIST NË TV

Kur ishte akoma lojtar i kombëtares kroate nga viti 2013 deri në 2015, ai ishte edhe analist te “Sky sport Austria”. Dy deri në tre herë në muaj ai zgjidhej si ekspert për të komentuar në televizion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"