Nëntë ndeshje në 30 ditë/ Një muaj “zjarri” mes dëmtimesh për Barcelonën dhe Ksavin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 9:46

Nëntë ndeshje në 30 ditë/ Një muaj “zjarri” mes dëmtimesh për Barcelonën dhe Ksavin

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, e kishte të qartë se tetori ishte muaji kur ai do të përdorte rrotacionin në shkallë të gjerë.

BARCELONA

Kjo për shkak të kalendarit të ngjeshur. Vetëm në tetor, në harkun e 30 ditëve, Barcelona do të zbresë nëntë herë në fushë.

Këtu shtohen dhe tri takime në nëntor përpara se gjithçka të ndalet për t’i bërë vend kampionatit botëror në Katar.

Por plani i trajnerit të katalanasve ka përfunduar në koshin e plehrave.

Saga e dëmtimeve me të cilat përballet Barcelona, e ka detyruar Ksavin të përgatisë 9 takimet e radhës mes kampionatit spanjoll dhe Ligës së Kampioneve me një skuadër të reduktuar në numra.

Veçanërisht problematike paraqitet situata në mbrojtje.

Ndeshjet e radhës deri më 16 tetor kur të luhet “Klasikja” me Realin do të jenë vendimtare, sidomos në Champions me dy përballjet e njëpasnjëshme me Interin.

Për momentin Ksavi nuk do të ketë të gatshëm për takimet e radhës 5 lojtarë. Bejerin dhe Kunde do të mungojë nga 3 deri në 4 javë.

Arauho që është kthyer nga Finlanda do të mungojë të paktën dy muaj.

Shqetësime kanë dhe Depai e De Jong, me sulmuesin që do të mungojë të paktën dy javë.

Këtyre pesë emrave u duhen shtuar dhe Serxhi Roberto e Dembele që kanë shqetësime, ndonëse më pak problematike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"