Nëntë muaj pritje, ish-ylli i Partizanit gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen e fundit të kampionatit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 23:09

Nëntë muaj pritje, ish-ylli i Partizanit gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen e fundit të kampionatit 

Ish-ylli i Partizanit, Kaleb Ekuban, duket se ka lënë pas momentin e vështirë, teksa u rikthye te goli në Sernë B italiane, pas plot 9 muajsh.  

 Ekuban

Ganezi gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Xhenoas, në duelin e fundit të kampionatit përballë Barit, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4-3. Ekuban u hodh në fushë në minutën e 66-të, teksa në të 75-tën, përshëndeti rrjetën.  

Ky ishte një sezon i pafat për 29-vjeçarin, që mungoi për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit, teksa u rikthye në fushën e blertë në 12 mars. Hera e fundit që Ekuban kishte shënuar me Xhenoan, ishte 28 gushti i vitit të kaluar, në përballjen kundër Pisës. Ky ishte goli i dytë në total në këtë sezon, teksa ish-sulmuesi i Partizanit u aktivizua vetëm 14 ndeshje në kampionat, ku regjistroi edhe 2 asiste.  

Kujtojmë që Xhenoa u rendit në vendin e dytë në Serinë B, teksa sezonin e ardhshëm do të militojë në elitën e futbollit italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"