Nëntë lojtarë në dyshim ndaj Atalantës, trajneri Pioli me dhimbje koke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 8:45

Nëntë lojtarë në dyshim ndaj Atalantës, trajneri Pioli me dhimbje koke

Pasi privoi kuqezinjtë nga shërbimet e Kurniçit dhe Rebiçit, Koronavirus ka bllokuar edhe Hakan Çalhanolglunë dhe Teo Hernandezin. Mungesë e sigurt për ndaj Atalantës janë ato të Alesio Romanjolit dhe Aleksit Selemekersit.

pioli.milan.2020.21.incita.750x450

Kapiteni u ndëshkua me karton të verdhë ndërsa belgu me dy të verdha në ndeshjen e kampionatit me Kaljarin dhe secili do të duhet të shlyejë skualifikimin prej një ndeshjeje. Përveç gjashtëshes, Pioli e ka të sigurt që nuk do të jenë të disponueshëm Ismael Benaser dhe Mateo Gabia që vazhdojnë të punojnë për t’u riaftësuar nga dëmtimet përkatëse. Algjeriani kërkon të rikthehet për kundër Atalantës, ndërsa për mbrojtësin afatet mund të jenë disi më të gjata.

mILANI

Në dyshim për kampionatin është edhe Simon Kjaer që ndaj Kaljarit braktisi fushë pas pjesë së parë për shkak të një shqetësimi në shpinë. Mbrojtësi u zëvendësua për të shmangur dëme më të mëdha do të deklaronte Pioli pas ndeshjes, por situata e tij mbetet ende e paqartë në lidhje me riaftësimin në fundjavë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"