Nënshkroi kontratën e parë profesionale, talenti i Liverpulit rrëfen emocionet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 16:30

Nënshkroi kontratën e parë profesionale, talenti i Liverpulit rrëfen emocionet

Mesfushori anglez Harvi Eliot ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Liverpulin. 17-vjeçari shprehu kënaqësinë pas zyrtarizimit dhe u shpreh për uebsajtin zyrtar të Liverpulit shumë i lumtur për marrëveshjen.

harvej eliot

“Kam menduar për këtë që ditën e parë që shkela këtu, ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm deri tani. Kontrata ime e parë profesionale është një ëndërr e bërë realitet për mua dhe familjen time. Jam shumë i lumtur të zbuloj se çfarë ka rezervuar e ardhmja për mua.

Do jap maksimumin për skuadrën dhe tifozat”, tha Eliot për uebsajtin zyrtar të Liverpulit. Harvi Eliot luan në rolin e mesfushorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"