Nenaj: Kemi projekt afatgjatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2015 | 19:44

Nenaj: Kemi projekt afatgjatë

NenajTrajneri i Bylisit, Nenaj u duk mjaft i kënaqur me suksesin që arriti ekipi i tij. Ai deklaroi se tashmë klubi do të nisë të mendoje për sezonin e ardhshëm duke theksuar se klubi ka një projekt afatgjatë.

“Jam shumë i lumtur që arritëm të rikthejmë Bylisin atje ku i takon, pra në elitën e futbollit shqiptar. Mund t’ju them se klubi ka një projekt afatgjatë dhe shpresojmë që të rezultojë sa më i suksesshëm.

Nuk mund tju them me siguri se do të vazhdoj të jem edhe sezonin tjetër pjesë e Bylisit pasi gjithçka mund të ndodhë, por për momentin le të shijojmë këtë sukses”, deklaroi Nenaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"