“Nëna e tij më dha leje ta godas me shqelma”, mbrojtësi portugez sfidon Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 22:38

“Nëna e tij më dha leje ta godas me shqelma”, mbrojtësi portugez sfidon Ronaldon

Si është ajo shprehja? Zot më ruaj nga miqtë, se nga armiqtë ruhem vetë. Kush e di nëse ekziston një e tillë edhe në gjuhën portugeze, por nëse po, atëherë Kristiano Ronaldo bën mirë ta mësojë shpejt. Sepse familjarët dhe miqtë e tij po i përgatisin një shaka. Protagonistët duket se janë e ëma e tij, Dolores dhe Bruno Alvesh.

Ky i fundit u aktivizua me Kaljarin sezonin e kaluar, ndërsa këtë vit do të luajë me Parmën. Është nga ata që e njeh mjaft mirë Kristiano Ronaldon. Zhorg Mendesh e ftoi atë në darkën e prezantimit spektakolar dhe mbrojtësi i ka bërë një kërkesë interesante nënës së Ronados.

bruno alvesh kristiano ronaldp

LEJE NGA NËNA- Të përballesh me Kristiano Ronaldon nuk është kurrë e lehtë, por nëse dikush e di si mund ta ndalë është Bruno Alvesh. Shumë sfida i kanë luajtur si shokë, por edhe si rivalë. “Do të jetë argëtuese të luaj kundër tij, por më ka ndodhur kur unë isha te Porto dhe ai te Junajtid. Gjatë darkës i kërkova nënës së tij nëse mund t’i jepja ndonjë shkelm Ronaldos kur të përballemi. Ajo më dha leje, por më tha që pas ndeshjes duhet të jemi miq sërish”, tregon Bruno Alvesh.

FITUES- I dashur Kristiano, bëj kujdes kundër Parmës. Por, le t’i lëmë mënjanë batutat dhe të flasim seriozisht. Veterani portugez i shpjegon se si është Italia. “Hëngrëm darkë së bashku dhe folëm gjatë. Ajo që mund t’ju them është se ai është fitues dhe do të jetë i tillë, ashtu si te Junajtid dhe Reali. Është lojtar shumë i motivuar dhe do të bëjë mirë në këtë aventurë”, thekson mbrojtësi i Parmës. Sigurisht që ndaj tij do të jetë e vështirë, sepse tani ka edhe lejen edhe e ëma Dolores për t’i dhënë ndonjë goditje në këmbë kur të përballen me njëri-tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"