Nëna e Era Istrefit e shtangur pas performancës së të bijës në finalen e Botërorit, ja fjalët e para të saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 18:43

Nëna e Era Istrefit e shtangur pas performancës së të bijës në finalen e Botërorit, ja fjalët e para të saj

Era Istrefi ka bërë një performancë mbresëlënëse në ceremonine permbyllese te Kampionatit Botëror në Stadiumin Luzhniki në Rusi.

era_1531671043-9986132

Këngëtarja nga Kosova së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith kanë interpretuar himnin e ‘Kampionatit Botëror 2018’, “Live It Up”. E rreth performancës së bukuroshes shqiptare ka folur për Expreess edhe nëna e Erës, Syzana.

Ajo ka thënë se ndihet jashtëzakonisht krenare me vajzën e saj dhe performancën që ajo pati në finalen e Botërorit.

“Jam step. Nuk jam në gjendje me fol. Jam jashtëzakonisht e lumtur për të. Më ka bërë nënën më krenare në gjithë globin. Thjesht jam pa fjalë, krenare për të”, i ka thënë Expressit, nëna e Erës.

eraa_1531671086-8619416

Ajo tha se u dëgjua me vajzën e saj pas përfundimit të performancës. Tregon se çka i tha Era.

“Mami të dua”, më tha duke më treguar që është e lumtur, thotë Syzana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"